Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë një pozitë në shtëpinë e futbollit botëror, FIFA.
Kështu ka njoftuar të martën mbrëma Federata e Futbollit e Kosovës.
“Komiteti për Marrëdhënie Institucionale ka një rol kyç brenda strukturave të FIFA-s. Ai këshillon dhe ndihmon FIFA-n në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me institucionet më të larta ndërkombëtare, si: Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe agjencitë e saj si UNESCO e UNICEF, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në mbarë botën, si dhe shoqata të tjera ndërkombëtare të sportit”, shkruan FFK.
Kryetari Ademi ka theksuar se pozita në FIFA është privilegj, por edhe përgjegjësi.
“Jam i nderuar që do të kontribuoj në një komitet kaq të rëndësishëm të FIFA-s. Ky është një sukses për gjithë futbollin kosovar dhe një dëshmi se puna jonë po vlerësohet në nivelet më të larta ndërkombëtare”, ka thënë Ademi për sajtin e FFK-së.



Të tjera
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is
Aktuale
Burime brenda LDK: 33 degë miratuan deklaratën që nuk kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme partiake
Në mbledhjen e mbajtur sot në
Aktuale
Rudolph rikonfirmon mbështetjen gjermane për sistemin e drejtësisë
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës,