Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuesi i këtij komisioni, Ferat Shala (PDK), e ka pyerur kryesuesin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahun se pse në raportin konsultativ ku është propozuar shtrenjtimi i rrymës, janë mbështetur në subvencionimin e Qeverisë prej 75 milionë eurosh.
Shala e pyeti Fejzullahun se “ku është baza ligjore që ju me i parapa mjetet që Qeveria ka me i dhënë”.
“A është ZRRE-ja mbi Qeverinë? A është ZRRE-ja mbi Parlamentin?”, ka vazdhuar ai.
Fejzullahu, në përgjigje, tha se nuk është hera e parë që Qeveria ndan mjete në këto raste.
“Nuk është hera e parë që Qeveria ndan mjete për konsumatorët. Edhe në të kaluarën, 2010, 2011 janë ndarë rreth 50 milionë euro, edhe atë kohë kanë qenë të destinuara për subvencionimin e importit”, tha ai.
Shala akuzoi se raporti i ZRRE-së nuk është i pavarur.
“Sipas leximit tënd, ndoshta nuk është i pavarur”, iu përgjigj Fejzullahu.
Raporti i ZRRE-së, Shala tha se duhet sikur raport i përbashkët me Qeverinë.
“Ky paraqet raport profesional nga stafi i ZRRE-së”, iu përgjigj sërish Fejzullahu.