Komuna e Prishtinës ka njoftuar për zgjatjen e orarit të punës për disa shërbime komunale deri në orën 17:00, duke filluar nga nesër.
“Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Kryeqyteti Prishtina ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale deri në ora 17:00, duke filluar nga data 08.07.2024”, thuhet në njoftim.
Orari i ri i punës është si më poshtë: **E Hënë – E Premte:* 08:00 – 17:00.
Orari i ri i zgjatur përfshin këto sportele:
Komuna e Vjetër
• Qendra për Shërbime me Qytetarë
• Gjendja Civile
• Komuna e Re
• Qendra për Shërbime me Qytetarë
• Gjendja Civile
• Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve
“Kjo masë është implementuar për të siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe për t’ju shërbyer më mirë e për ti përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve tanë”, thotë Komuna e Prishtinës.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina