Ndërkohë sot në varrezat e reja të fshatit Lugaxhi të Lipjanit është varrosur shtatzëna 35-vjeçare, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë
Të shumtë familjarë, qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e së ndjerës, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Në varrim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Shtimes, Qemajl Aliu.
Mbrëmjen e së mërkurës, një burrë (Sokol Halili) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së./Botapress.info/