Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka blerë një kondicioner. Për këtë blerje, janë shpenzuar gati 1 mijë euro nga buxheti i shtetit.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim figuron se për blerjen e këtij gjeneratori ishte parashikuar të shpenzoheshin 999 euro, por në fund kontrata është nënshkruar për 9 euro më pak.
Në dosjen e tenderit nuk jepen shumë detaje rreth kësaj kontrate, vetëm jepen specifikat që duhet t’i ketë kondicioneri.
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/08/zk.png)
Edhe montimi do të përfshihet në çmimin total.
Kontratën e ka fituar kompania N.T.P “Primus – Engineering”, derisa nënshkrimi është bërë më 19 gusht./Reporteri.net
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/08/ten1.png)
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/08/ten2.png)
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/08/ten3.png)
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/08/ten4.png)