Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar sot se asnjë prej anëtarëve të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga 100 euro sipas vendimit të Qeverisë.
Kjo është thënë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
“Asnjeri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga shtesa për 100 euro por i ftojë secilin prej nesh që të votojë për ata që do i marrin këto shtesa”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti, deklaroi se masat në vlerë 100 milionë euro për qytetarët nuk janë politika fiskale dhe zhvillimore, por politika sociale mbështetëse për familjet.
Masa të ngjashme, kreu qeveritar tha se kanë marrë edhe shtetet evropiane si Franca dhe Gjermania.
Ndërsa dje Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik.