Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Në takimin Kurti-Meta mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, gjersa kanë vazhduar bisedën pa pranin e kamerave.
Meta këtë të enjte ka takuar edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Meta pritet që sot të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./Botapress.info/