Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Yair Lapid e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarësisë.
Kryediplomati i Izraelit ka shkruar se iu pëlqen flamuri i Kosovës që valon mbi ambasadën në Jerusalem
“Gëzuar Ditën Kombëtare popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen ta shohim flamurin tuaj duke u valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem! 🇮🇱 🇽🇰”, ka shkruar Lapid në Twitter.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/02/24D3DF92-004B-4CFA-969D-1C8C169925F7-833x600.jpeg)