Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kroacia mbështetë maksimalisht dhe avokon për anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan Gazeta Botapress.info
Mehaj këtë deklaratë e ka bërë pas takimit virtual me homologun e tij kroat, Mario Banozic.Ai përmes një postimi në Facebook, se me Banozic kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
“Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë për avokim në synimin tonë për anëtarësim në NATO në proces të përshpejtuar”, shkroi ndër tjerash Mehaj./Botapress.info/