Profesori i njohur amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Alon Ben Meir, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në Kosovë, duke e cilësuar krizën e vazhdueshme si një “uzurpim të rrezikshëm të demokracisë”.
Në një shkrim të publikuar në faqen e tij zyrtare, Ben Meir ka kritikuar faktin që Kosova po funksionon tash e katër muaj me një qeveri në detyrë, duke e konsideruar këtë një situatë të papranueshme për një shtet me sfida të shumta.
“Është e vështirë të imagjinohet se si një vend i vogël që po përjeton vështirësi të mëdha ekonomike dhe ndodhet në konflikt të vazhdueshëm me fqinjët e tij, është ende nën një qeveri kujdestare katër muaj pas zgjedhjeve kombëtare. Kryeministri Kurti duhet t’i japë fund bllokadës, pasi kjo situatë nuk flet mirë për të në momentin kur, pashmangshëm, do të mbahen zgjedhje të reja”, shkruan ai.
Ben Meir ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që të marrë përgjegjësi dhe të çlirojë vendin nga ngërçi institucional, duke paralajmëruar pasoja politike për zvarritjen e situatës.
Ai ka komentuar edhe idenë e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për një zgjidhje kalimtare të krizës.
“Propozimi i liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri uniteti kombëtar të udhëhequr nga një figurë politikisht neutrale – ku liderët e partive përjashtohen nga rolet ekzekutive dhe ministritë drejtohen nga profesionistë të të gjitha partive – duhet të merret seriozisht në konsideratë dhe të caktohet një datë e re për zgjedhjet”, thekson profesori amerikan.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në