Plagosja e dy personave në Podujevë nga një person i dyshuar që mbante në duar kallashnikov, ka ndodhur përballë ndërtesës së gjykatës themelore dhe jo larg stacionit të policisë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë treguar se autori i sulmit pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Golf II”.
Policia e Kosovës është alarmuar menjëherë për rastin dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarit.
Viktimat janë dërguar në emergjencë dhe ende nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të tyre./Botapress.info/