Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se në rast se në këtë kohë krize në pushtet do të ishte ndonjë qeveri tjetër, “Kosova kish me ra në dy gjunjë”.
Këtë deklaratë Muja e ka bërë në një emision në kanalin T7, ku ishte i ftuar për të diskutuar rreth arritjeve të kësaj qeverie, me rastin e një vjetorit të saj.
“Pasi e di përkrahjen e zotit Kurti si Proxy për të parë orientimin politik të Kosovës, kryeministri ka përkrahje të madhe të vendit. Edhe presidentja ka një përkrahje mbi 50%, cka nuk ka ndodhur. Sondazhet merreni dhe përkrahja mund të jetë më e madhja e viteve të fundit. Edhe Kuvendi ka një kredibilitet më të madh dhe mos të harrojmë se sistemi i drejtësisë ka qenë përtokë. Legjitimiteti është më i madh. Përkrahja kurrë nuk ka qenë më e madhe. Me një qeverisje tjetër, Kosova kish me ra në dy gjunjë”, ka thënë ai.
Deputeti i VV-së është shprehur optimist se deri në fund të mandatit qeverisës, partia ku ai është pjesë do të ketë edhe më shumë përkrahje.
“Deri në fund të mandatit do të ketë përkrahje të njëjtë ose më të madhe”, përfundoi Muja.