Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar Dejon Mihalit të Vetëvendosjes lidhur me Gjykatën Speciale.
“Lotët e krokodilit të LVV-së e te Mihajles për Gjykatën Speciale. Krejt populli e dinë se pas Serbisë, LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Që të kuptohet drejt në Kuvendin e Kosovës LVV nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, ata vetëm deklartivisht janë shprehur gjoja janë kundër Gjykatës Speciale derisa në anën tjetër bartës politikë të LVV-së kanë punuar nëntokë për të themeluar Gjykatën Speciale. LVV deklarativisht ishte që Gjykata Speciale të mos themelohet nga Kuvendi i Kosovës, por nuk ndërmori asnjë veprim për ta ndaluar përderisa për gjëra krejtësisht të parëndësishme e kallte Kuvendin”, ka shkruar Musliu.
Vazhdimi i postimit të Ganimete Musliut:
Pra, LVV kundërshtonte themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosovës, veç sa për “sy e faqe” sepse në prapavijë punuan fort që kjo gjykatë të bëhej. Sot, ata që dikur me mburrje pohonin se po e ndihmonin prokurorinë me dosje, janë anëtarë të kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. Sot, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministrja e Albin Kurtit merr lëvdata nga Serbia, për bashkëpunim në këtë çështje.
Janë bashkëpunëtorë e bashkëqeverisës të po këtij Albin Kurti që në foltore te Kuvendit ka akuzu UÇK se ka ba krimet me makabre, të po këtij Albini që i thërriste “Hashim shko ne Hagë”.
Dhe kjo parullë nuk ishte shprehje e dëshirës vetëm e Albinit, por edhe e shume bashkëpartiakëve e përkrahësve te Kurti, njejtë siç ishte dëshirë edhe e Serbisë dhe armiqve të lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. E këtë të krisur, për fatin e keq, po në Kuvendin e Kosovës, kundër çdo rregulli të demokracisë parlamentare e kontrabanduan në postin e kryeministrit të Kosovës.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin te vetëdijesohen se po banin sakrificën e radhës për Kosovën, Gjykata Speciale po themelohej për ata që bënë luftën tonë çlirimtare, kurse Albini e dinte se përderisa ata janë të lirë nuk do t’ia dilte kurrë të realizonte agjendën e tij antishtetërore.
Tani në prag të zgjedhjeve, i gjendur para dështimit të tij të madh, e paska nxjerrë në fushbetejë “kryegestapon-ë” e tij Dejona Mihajlovsken për të filozofuar për patriotizëm. Çfarë hipokrizie! Çfarë mjerimi!
Heshtni me mirë. Mos folni fare sepse ju njohim mirë kush jeni dhe për kënd punoni.
E dijmë shumë mirë se po të kishit mundësi, asnjë pjesëtarë të UÇK-së nuk do ta lënit në liri.
E dimë ne e do ta dinë brezat që vijnë se kush punoi për e kush kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona. ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhti.
Zgjedhjet erdhën, ju shkuat.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi