Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 15 shtator 2025, në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një 40-vjeçar, Brahim Ramusa, është vrarë me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është qëlluar me katër plumba në stomak dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Ai raportohet se ka lënë pas vetes katër fëmijë të vegjël.
I dyshuari për këtë krim është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe i është sekuestruar një armë zjarri. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i dyshuari është Bekim Ramusa, rreth 50-vjeç, dhe se dyshohet të jetë djali i axhës së viktimës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar arrestimin dhe sekuestrimin e armës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.
Mes tyre raportohet se ka pasur mosmarrëveshje të mëhershme.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina