Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë edhe personin e dytë të dyshuar për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.
Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicë Jug, pas një pune intensive hetimore, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin B.I., 33 vjeç.
dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç, është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë
ashtu, policia njofton se hetuesit, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Paraprakisht, policia arrestoi edhe të dyshuarin tjetër, H.I, 62-vjeçar dhe i konfiskoi tri armë-revole.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Gjatë ditës së djeshme, viktima dhe i dyshuari për vrasje janë nga një fshat dhe e njëjta lagje.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 të së mërkurës në një lokal në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.