Mbrëmë një person mbeti i plagosur në një lokal në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Plagosja ka ndodhur në lokalin “Exit Lounge Bar”. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Mbrëmë policia raportoi se personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.
Rrëfimi i gjinekologut që pësoi sulm në tru, dyshohet se kjo ndodhi nga stresi i punës
Bëhet fjalë për Burim Ajetin.

Të njëjtat burime thonë se Ajeti është nga Maqedonia e Veriut përkatësisht komuna e Haraçinës.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, bëri të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /Botapress.info./