Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit. Më poshtë gjeni një përmbkledhje të krejt asaj se çfarë dihet deri më tani për sulmin rus në centralin bërthamor në Ukrainë
Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.
Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian pas sulmit.Zelensky tha se nëse vazhdojnë bombardimet, fatkeqësia mund të jetë më e madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione se aktualisht nuk ka rrezik të lartë nga rritja e nivelit të radioaktivitetit.
Centrali bërthamor Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë./Botapress.info/