Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i lumtur dhe krenarë pas hapjes zyrtare të negociatave për kapitujt e parë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai e quajti këtë moment një “kapitull historik dhe mëse të merituar,” që pason një punë të madhe dhe të përgjegjshme nga ana e Shqipërisë.
“Shqipëria po dëshmon se përmes seriozitetit dhe angazhimit për reforma, hapen mundësi të jashtëzakonshme,” tha ai, duke përmendur se kjo është edhe një ëndërr dikur e largët për t’u bërë pjesë e BE-së.
Ai shprehu besimin se me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, edhe shteti ynë do të ketë një perspektivë të ngjashme.
“Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!” përfundoi Krasniqi.



Të tjera
Lajme Sport
Policia e Sllovakisë merr masa të rrepta para duelit Kosovë – Sllovaki
Policia e Sllovakisë ka njoftuar se
Aktuale
Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd
Në një moment të ndjeshëm politik,
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori