Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar se “po të ishte politikan i mençëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i linte qeveritë pararendëse që ta kryenin edhe punën e Asociacionit”.
Sipas tij, “mjaftonte të mos e bënte gjithë atë terror kundër institucioneve, duke i bllokuar”.
Krasniqi shprehet se po të ishin kryer këto punët e dialogut, Kurti mund ta merrte qeverisjen “me çelësa në dorë”, e jo me këto problemet që siç thotë ai, po e ngufatin.
“Pra, Kurti po e paguan çmimin e destruktivitetit të vet. Sponsorët e Kosovës po duan që pikërisht Albin Kurti ta firmos Asociacionin. Siç iu imponua Ramushit pranimi i demarkacionit, po i imponohet Albinit firmosja e Asociacionit”, shkroi ai në Facebook.
“Siç ka thënë ai i moçmi, i mençëm është ai që ia dinë hallin vetes, e jo ai që hyn në mal pa sakicë”, shtoi Krasniqi./Botapress.info/