Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se do të dihet nëse Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ndonjë lëvizje nga pozita e saj aktuale pas përfundimit të takimeve të planifikuara nga presidentja Vjosa Osmani.
Në një prononcim për media pas takimit me presidenten, Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin e saj në zgjidhjen e krizës politike, duke shtuar se tashmë ka qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka bërë të qartë rolet dhe përgjegjësitë e secilit aktor politik.
“Rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos që tashmë kemi qartësi nga aktgjykimi i Kushtetueses. Aktgjykimi i ka bërë të qartë rolet e secilit. Në radhë të parë, koalicionin e parë e ka detyruar për gjetjen e kompromisit apo konsensusit. Shpresoj që këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes. Por mbetet që takimet e tjera që i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë a ka apo s’ka ndryshim të kryeneçësisë politike të VV-së dhe Albin Kurtit që po e mbajnë të bllokuar Kuvendin,” ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në