Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar për rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfalti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës.
Ajo tutje ka shkruar se sipas ministrit Liburn Aliu, tashmë do të duhet nisur punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, mirëpo asnjë guri nuk ka lëvizur akoma.
“Përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfallti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës. Mjerisht pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë qytetarët ne kolonat kilometërshe në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në të cilën sipas njoftimit të ministrit Aliu, tashmë do duhej nisur punimet, por jo. Nuk ka lëvizur asnjë gurë.” – ka shkruar Krasniqi.