Memli Krasniqi ka thënë se intervista e mbrëmshme televizive e Albin Kurtit “shpërfaq nervozizëm dhe frikë”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se nuk e ka dëgjuar intervistën e Kurtit, por se i ka lexuar transkriptet e deklarimeve të tij sot në mëngjes.
“Nuk e pashë intervistën e z. Kurti sepse dje ka qenë një koncert më i vlefshëm sesa fjalët që i thotë ai. Por, sot i kam parë transkriptet e kësaj interviste dhe e dini edhe ju që është shpërfaqje e nervozizmit dhe frikës së z. Kurti. Është shpërfaqje e krizës së shumëfishtë me të cilën po jeton ai”, tha Krasniqi.
“Z. Kurti, është ai që pothuajse pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, shkaktari dhe fajtori kryesor për krizën politike”, tha ai.
Sipas Krasniqit, Kurti po ia bën argatin Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
“Është e dhimbshme që me këtë deklaratë, ai po vazhdon me qenë argat i Prokurorisë në Hagë. Por, nuk është diçka befasuese, sepse kompleksi i z. Kurtit në raport me UÇK-në është diçka që e ka definu për gjatë gjithë jetës së tij”, tha Krasniqi.
“Si mund ta arsyetoni që nuk ka shkuar kurrë në jetë atje, as për ta vizituar Rexhep Selimin madje? Si mund ta arsyetoni ndryshe që z. Kurti bashkë me Albulena Haxhiun që ua kanë zvogëluar edhe fondet e mbrojtjes. Edhe kjo është shpërfaqje e frikës së tij se ndoshta z. Kurti tmerrohet nga fakti që ne shumë shpejt presim që t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët”.
Ai e paralajmëroi Kurtin për disfatë në zgjedhjet lokale.
“Kurti e pret me tmerr çdo ditë datën 12 tetor, të zgjedhjeve lokale, sepse e di që jo vetëm që do ta mundim, por do ta plandosim ma zi sesa që ia kemi bërë para katër vitesh”, tha kreu i PDK-së.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha të mërkurën në një intervistë për Tëvë1 se PDK nuk është reformuar dhe se aty janë deri në 5 kryetarë partie dhe se i kanë dy ish kryetarë në Hagë që i konsultojnë për instruksione politike.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në