Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë.
Ai ka bërë me dije se në kohën kur bota po përballet me një luftë në Lindje të Mesme, do të ishte rrezik për Kosovën shkuarja në zgjedhje të reja.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se armiku i Kosovës mezi pret të provokojë dhunë.
“Bota gjendet para rrezikut të luftës shkatërrimtare. Së paku shtatë shtete janë në flakë në Lindjen e Mesme. (Ngritja e çmimit të naftës, bllokimi në aeroporte, lufta hibride, tashmë janë dukë ndodhë.) Në këto rrethana, Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja, kot së koti. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për presidentin, shtohet rreziku për sigurinë. Armiku ynë mezi pret të provokojë trazira e dhunë”, ka shkruar Krasniqi.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një