Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje “nuk po lejon” që të materializohet vullneti i qytetarëve 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Ai tha pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit se “është kaluar çdo kufi i racionalitetit” dhe se “kjo më nuk është politikë”, por “tendencë për të mbajtur në bllokadë e për të mbajtur peng vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.
“Fiks para katër muajsh, qytetarët e Republikës së Kosovës dolën në zgjedhje të lira, demokratike, për të dhënë verdiktin e tyre se në çfarë drejtimi e duan vendin dhe kush duhet të qeverisë. Verdikti ishte i qartë: qytetarët i thanë jo sundimit njëpartiak të katër viteve të kaluara dhe i dhanë shumicën parlamentare partive të cilat ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Katër muaj më vonë, sot, është pikërisht partia e mentalitetit monist, Lëvizja Vetëvendosje, ajo e cila nuk po lejon që të kosntituohet e të materializohet ky vullnet i qytetarëve të vendit tonë, duke bllokuar konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe themelimin e qeverisë së re”, tha Krasniqi.
Deputeti tha se “vendit i duhet sa më parë jo vetëm Kuvendi, por edhe qeveria e re”.
Ai tha se “ka shumë punë të cilat presin për t’u bërë, ka aq shumë sfida, kërkesa, nevoja të qytetarëve”.
“I ka rreth 40 opsione z.Kurti. Krejt çka duhet është që vërtet të tërhiqet nga propozimi që nuk e ka shumicën”, tha Krasniqi.
Ky propozzim, ai tha se s’e ka shumicën “e as s’do ta ketë më vonë”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në