Të hënën gazeta Nacionale ka publikuar një rrëfim të Ndue Gjinajt, i cili foli edhe për kërkesën e një “shoku” të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me katër dëshmitarët katolikë ndaj Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Tutje, Krasniqi vlerëson se nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë VV-ja ka ardh në pushtet për ta ndihmuar Gjykatën Speciale.
“Dëshmia e Ndue Gjinajt dhënë Berat Buzhalës se Ridvan Muharremi i ka kërkuar katër dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit është alarmante. Nëse kjo del e vërtetë, i bie se në Kosovë ka një organizatë të strukturuar tradhtarësh dhe e dyta se LVV ka ardhë në pushtet për ta ndihmuar Gjykatën Speciale. Definitivisht, Kosova ka një problem me veten.”