Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel zhvillojnë rimeçin e bujshëm sot.
Krasniqi do të zhvillojë rimeçin me Dominic Boesel, të cilin e mposhti me 10 tetor të vitit 2020 në raundin e tretë me nokaut.
Pas asaj fitore, Krasniqi u shpall kampion bote IBO dhe WBA në peshat gjysmë të rënda
Megjithatë, ditë më parë u zyrtarizua nga boksieri shqiptar se do të ketë rimeç me Dominic Boesel, i cili do të luhet me 9 tetor të këtij viti, respektivisht natën e sontme.
Krasniqi ka një rekord prej 51 fitore, 19 prej tyre me nokaut dhe 6 humbje, ndërsa Boesel ka 31 fitore, 12 prej tyre me n0kaut dhe 2 humbje, njërën nga ato pikërisht nga Krasniqi.
Meçi zhvillohet sonte në ora 23:00 në Magdeburdg të Gjermanisë, në sallën e quajtur “Getec Arena”, percjell Botapress.info