Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, votuesit kanë të drejtë të votojnë në mënyrë të pavarur për dy garat zgjedhore: për Kryetar Komune dhe për Kuvendin Komunal.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se është e lejuar që një votues të përzgjedhë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe të votojë për një subjekt tjetër në zgjedhjet për Kuvend Komunal.
“Po, kjo është e lejuar. Votuesi ka të drejtë të votojë në mënyrë të pavarur për secilën garë. Kjo do të thotë që një votues mund të votojë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe një subjekt tjetër politik në zgjedhjet për Kuvend Komunë,” ka deklaruar Elezi.
Ai shtoi se zgjedhjet për Kryetar të Komunës dhe ato për Kuvendet Komunale janë procese të ndara dhe kanë fletëvotime të veçanta, prandaj votuesi nuk është i detyruar të votojë për të njëjtin subjekt politik në të dyja garat.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para