Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se rezultatet përfundimtare mund të shpallen më herët sesa që ishte planifikuar (më 19 janar).
“Nga kjo mund të përfundojmë se edhe rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar, mund të shpallen shumë më herët.”
Ai shtoi se në planifikimet e KQZ-së, përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punës kjo është arritur në mesditën e 3 janarit.
“Numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga votimi me postë ishte planifikuar të bëhet nga data 7 janar, por ka përfunduar më 3 janar. Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të fillonte më 16 janar, por sipas planifikimeve kjo mund të fillojë gjatë ditëës së sotme.”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në