Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Ekonomia Online se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të ankesave për zgjedhjet e 28 dhjetorit, para se të shpallë rezultatet përfundimtare.
Ai ka thënë se, nëse partitë politike ose kandidatët kanë ankesa, fillimisht mund t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërsa më pas çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, si dhe të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë veprim KQZ-në. Vetëm pas kësaj, KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar”.
Tutje, ai theksoi se KQZ është e obliguar t’i presë këto afate dhe vetëm pas përfundimit të tyre të vazhdojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.
“Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese, fillimisht në PZAP, dhe më pas çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme. KQZ është e obliguar t’i presë këto afate dhe vetëm pas përfundimit të tyre të vazhdojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Elezi për Ekonomia Online.




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në