Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për zgjedhjet në Veri, për zgjedhjet që do të mbahen më 23 prill në Veri.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi .
https://botapress.info/asociimi-i-frizereve-me-politiken-menda-me-pdkne-kaci-me-aakne-vogue-me-vvne/
Fushata do të mbahet nga 4 deri më 21 prill, ndërsa afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje do të jetë nga 9 deri më 18 mars.
Më poshtë gjeni aktivitet për organizimin e zgjedhjeve.
![Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm](https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/329901054_1126604054640229_6180480616308096049_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=cdxgCVwHHhcAX_KyvTc&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&oh=03_AdQv3fSnnhyzH6_c4ITS0La0Pngi9IkDNUe2UxE21RDi-w&oe=640B28FF)