Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i verifikuar votat për kryetar, na balotazhi që u mbajt të dielën në 18 komuna.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se verifikimi ka filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit.
“Sipas rregullores zgjedhore të KQZ-së për qendrat komunale, në këto qendra do të bëhet verifikimi i rezultateve nga formular të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletvotimeve. Ky aktivitet, verifikimi i rezultateve ka filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë si dhe në prezencë të vëzhguesëve”, tha ai në konferencën për media.
Për numërimin e fletëvotimeve të votimit me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, Elezi tha se pas disa ditësh të njëjtat do të numërohen./21Media



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i