Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës
Anëtarët e KQZ shqyrtuan dhe miratuan katër procesverbalet e mbledhjes së kaluar.
U shqyrtua dhe u miratua po ashtu rekomandimi për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
KQZ miratoi po ashtu rekomandimin për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në mbledhjen e KQZ-së kaloi edhe rekomandimi për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për zgjedhjet komunale, ku në zonat urbane janë të përcaktuara 950 votues në një vendvotim, derisa në ato rurale, 999 votues.
Gjatë mbledhjes u miratua po ashtu rekomandimi për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka certifikuar Listën e Votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit, e cila përbëhet nga 2 milionë e 69 mijë e 99 votues, shtetas të Kosovës.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para