Vendimi për rinumërimin e plotë të votave ka shtuar zërat se Kosova mund të përfundojë në zgjedhje të reja pa e materializuar rezultatin e 28 dhjetorit. Kosova deri më 5 mars duhet të ketë një president të votuar. Lidhur me këtë çështje zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se KQZ është e fokusuar në përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të rinumërimit dhe ajo deri në këtë fazë nuk ka diskutuar për zgjedhje të reja. Elezi, shtoi se KQZ nuk është organi që vendos zgjedhje.
“KQZ nuk është se ka diskutuar për një proces të ri zgjedhor e gjithë vëmendja dhe potenciali i KQZ-së është përqendruar në përmbyllje sa më shpejtë të rinumërimit të këtyre vendvotimeve në mënyrë që të mund të shpallet rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve. Ndërkaq çështjet tjera edhe ajo që ju përmendet zgjedhjet e reja nuk janë në sferën e përgjegjësisë së KQZ-së për tu përfshirë në këtë kohë në këto debate sigurisht se kjo është një çështje që ju takon subjekteve politike dhe te tjerëve por KQZ në këtë fazë nuk ka diskutuar për një proces eventual zgjedhor”, tha Elezi.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve tha për rtv21 se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Sipas KQZ-së, janë rinumëruar votat nga 1.729 vendvotime, ndërsa në total janë 2557 vendvotime. KQZ bëri të ditur se deri më 31 janar pret të përfundoi rinumërimin e votave.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në