Semimaturantë e maturantë të shkollave në veri të Mitrovicës kanë dalë për të festuar përfundimin e shkollës në sheshin “Car Lazar”.
Siç raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”, nxënësit kryesisht kanë ecur, duke kënduar herë pas here vargje të disa këngëve për Kosovë dhe në dy raste këndonin shkurt “Kosova është zemra e Serbisë”.
Ndërsa këngët ishin më të pakta, ajo që binte në sy ishin flamujt e shumtë serbë.
“Maturantët bënë bluzat e tyre, me emrat e tyre, ose disa nga batutat dhe mesazhet e zakonshme. Festa e maturantëve kaloi e qetë. Gjatë gjithë ngjarjes ishte e dukshme prania e punonjësve të policisë dhe sigurimit me rroba civile”, shkruan ky medium.
KoSSev shton: “Nga ana tjetër, siç na thanë disa prindër, mësuesit nuk kanë marrë pjesë në paradë, pasi gjoja drejtori i shkollës nuk ka lejuar organizimin e një ngjarje të tillë. Prindërit e tyre ishin me maturantët”.
Pamjet e publikuara nga KoSSev:



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir