Komuna e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi, e ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev” se Komuna e Leposaviqit ka kërkuar ndihmën e tyre për këtë çështje.
“Ne vetëm po e ndihmonim udhëheqjen komunale në marrjen e sallës komunale në Leposaviq”, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i policisë për rajonin e veriut.
“Mirëpo, ai nuk mundi të na tregojë nëse, siç ishte rasti gjatë marrjes së fundit të Pallatit të Sporteve në Mitrovicën e Veriut, tash në Leposaviq është ndërruar dryni i objektit”, raportoi ky medium.
Për këtë ngjarje për KoSSev ka folur edhe nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq.
Ajo tha se objektin nuk e ka marrë vetë komuna, por menaxhimin e tij dhe tha se çdo gjë tjetër mbetet e njëjtë siç ka qenë.
“Ne nuk po e marrim sallën e sportit, ne kemi përgjegjësi vetëm për objektin e sallës sportive, brenda objektit të sallës sportive nuk kemi asgjë, po ata punëtorë do të mbesin nëse duan, oraret për studentët, për trajnerët, gjithçka do të mbetet e njëjtë, vetëm menaxhmenti është i Komunës”, tha ajo.
E pyetur kush e ka menaxhuar sallën deri tash, Bogojeviq tha se ishte një organizatë që ka vepruar në kuadër të sistemit serb.
“Këtu thotë Organizata e Sporteve dhe Turizmit Leposaviq”, tha Bogojeviq,
Kossev ka cituar mediumin serb RTS që njofton “se pas marrjes në dorëzim të objektit janë vendosur tabela të reja, përkatësisht flamuri i Kosovës së bashku me një tabelë të re ku thuhet se është objekt i institucioneve të Kosovës”. Mediat raportojnë gjithashtu se flamujt serbë janë hequr.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir