Komuna e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi, e ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev” se Komuna e Leposaviqit ka kërkuar ndihmën e tyre për këtë çështje.
“Ne vetëm po e ndihmonim udhëheqjen komunale në marrjen e sallës komunale në Leposaviq”, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i policisë për rajonin e veriut.
“Mirëpo, ai nuk mundi të na tregojë nëse, siç ishte rasti gjatë marrjes së fundit të Pallatit të Sporteve në Mitrovicën e Veriut, tash në Leposaviq është ndërruar dryni i objektit”, raportoi ky medium.
Për këtë ngjarje për KoSSev ka folur edhe nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq.
Ajo tha se objektin nuk e ka marrë vetë komuna, por menaxhimin e tij dhe tha se çdo gjë tjetër mbetet e njëjtë siç ka qenë.
“Ne nuk po e marrim sallën e sportit, ne kemi përgjegjësi vetëm për objektin e sallës sportive, brenda objektit të sallës sportive nuk kemi asgjë, po ata punëtorë do të mbesin nëse duan, oraret për studentët, për trajnerët, gjithçka do të mbetet e njëjtë, vetëm menaxhmenti është i Komunës”, tha ajo.
E pyetur kush e ka menaxhuar sallën deri tash, Bogojeviq tha se ishte një organizatë që ka vepruar në kuadër të sistemit serb.
“Këtu thotë Organizata e Sporteve dhe Turizmit Leposaviq”, tha Bogojeviq,
Kossev ka cituar mediumin serb RTS që njofton “se pas marrjes në dorëzim të objektit janë vendosur tabela të reja, përkatësisht flamuri i Kosovës së bashku me një tabelë të re ku thuhet se është objekt i institucioneve të Kosovës”. Mediat raportojnë gjithashtu se flamujt serbë janë hequr.
Të tjera
Aktuale
Abdixhku për sulmin e 11 shtatorit: Mbeti në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Gucati: Afër 5 mijë veta kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Hagë, 7 autobus nesër nisen nga Kosova e Maqedonia
Të dielën, më 14 shtator 2025,
Ekskluzive
Ngrihet aktakuzë ndaj H.S. – Spiunonte te BIA serbe nga vitit 2009, u pagua deri në 700 euro në muaj
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur