Të mërkurën e 8 nëntorit, Komisioni Evropian miratoi Raportin e Progresit për Kosovën ku thuhej se Kosova ka mbetur e angazhuar në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë, por i duhet të tregojë përkushtim më serioz, të investojë më shumë përpjekje dhe kompromise për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
“Për shkak të mungesës së hapave vendimtarë për të de-përshkallëzuar, dhe në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, BE-ja po zbaton një sërë masash përballë Kosovës, të cilat gjithashtu ndikojnë në mbështetjen financiare. Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, në varësi të hapave të ndërmarra për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kosova ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për të bërë”, thuhet në Raportin e Progresit.
Ambasadori amerikan: BE kërkon që Asociacioni të themelohet urgjentisht, Kurti u shpreh i gatshëm
Ai përmendi tri fusha se çfarë pritet nga Kosova, si de-përshkallëzimi, zgjedhjet lokale të përkohshme në veri, si dhe angazhimi në dialog, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Szunyog tha se sa më shpejt që ndërmerren këta hapa, aq më shpejt është e mundur që masat t’i hiqen Kosovës.
“Masat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare me 3 qershor. Ka qenë reagim ndaj zhvillimeve në fund të majit, duke përfshirë sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it. Në fakt kjo deklaratë është mjaft specifike për atë se çka pritet nga Kosova dhe fokusohet në tri fusha: 1. Është de-eskalimi, 2. Zgjedhjet lokale te parakohshme ne veri, 3. Angazhimi në dialog duke përfshire themelimin e Asociaconit. Tri fushat qe ne presim hapat të ndërmerren. Hapat të ndërmrren sa më shumë shpejt që është e mundur dhe që masat të mund të hiqen dhe Kosova të mund të gëzojë potencialin nga plani i ri i rritjes”, tha Szunyog para gazetarëve.
Lidhur me masat foli edhe zëvendëkryeministri Besnik Bislimi i cili tha se një shtytje të madhe në përmbushjen e reformave që kërkohen për t’u anëtarësuar në BE do të ishte largimi i masave ndëshkuese të vendosura nga blloku evropian ndaj Kosovës.
“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në #Dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të #Sundit të Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës në BE. Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!” – ka shkruar ajo në platformën “X”.
Theksojmë se Kosova është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian qysh në fund të muajit qershor, për të cilat zëdhënësi i BE-së, Peter Stano pati njoftuar se ato janë të përkohshme, por që vazhdojnë ende të jenë në fuqi./Botapress.info/