Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listen e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025.
Kosova ndeshet kundër Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Shtatë futbollistë nga kjo listë luajnë në Kosovë, teksa liste gjithsej përbëhet nga 23 lojtarë.
![](https://www.ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2023/06/WhatsApp-Image-2023-06-09-at-10.27.52-1024x1024.jpeg)