Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditën e sotme kanë bërë të ditur se e pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Ky veprim i SHBA-ve nxiti reagime të shumta përmes të cilave u kritikua qeveria Kurti.
Ndërkaq, në një njoftim të DASH’ittë muajit gusht kur ishin takuar Marco Rubio dhe Marko Gjuriq ishte bërë e ditur edhe se të dy ata kishin rënë dakord që SHBA-të dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë.
Po ashtu, në njoftim theksohet edhe se Rubio e Gjuriq kanë diskutuar rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
‘‘Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me Ministrin e Jashtëm serb Marko Djuric. Ata ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona’’, thuhet në njoftimin e DASH-it.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive