Gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit shtator, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja e jashtme në detyrë, Donika Gërvalla-Schawrz kanë qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, secili me agjendë të ndryshme.
Për politologen Donika Emini, politika e jashtme e Kosovës aktualisht është duke u bërë ad-hoc dhe pa ndonjë strategji për efekte të jashtme, por vetëm për konsum të brendshëm.
“Ne funksionojmë me politikë të jashtme ad-hoc, për konsum të brendshëm politik. Dhe jo për kalkulime të jashtme. Është agjendë personale politike e personave të caktuar në Kosovë”, ka thënë ajo për REL.
Derisa ish-ambasadori Albert Prenkaj thotë se aktualisht ka kakofoni në politikën e jashtme dhe s’ka kurrfarë koordinimi, gjë që ka rezultuar edhe me sanksione.
“Kosova është duke përjetuar një asfiksim, një vetëmbyllje. E ka humbur relevancën në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një kakofoni në politikën e jashtme dhe si rezultat i kësaj Kosova ka përfunduar në sanksione”, ka thënë Prenkaj.



Të tjera
Aktuale
“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin
Lajme
Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar
Showbiz
Melissa mahnit ndjekësit me pozën provokuese me fustan të hapur
Melissa M, një influencere shqiptaro-boshnjake me