Një raport i “World Justice Project”, për Sundimin e Ligjit 2022 e ka nxjerr Kosovën të 57’tën në botë prej 140 shteteve sa përfshinte raporti.
Kosova ka shënuar përmirësim 2.4 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, duke u ngritur për tri pozicione në çështjen e Sundimit të Ligjit.
Sarrazin: Kosova ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira
Rrjedhimisht, Kosova qëndron më së miri në Ballkanit Perëndimor, poqë Mali i Zi nuk është i përfshirë në raport.
“Trendet e rëndësishme për Kosovën përfshinin përmirësime në matjen e faktorëve Kufizimet në kompetencat e Qeverisë, Mungesa e Korrupsionit dhe Qeverisja e Hapur”, thotë raporti.
Kështu vendi ka bërë progresin e dytë më të lartë në botë, ndërkaq bota në përgjithësi ka rënie të Sundimit të Ligjit dhe rritje të autokracisë, sipas raportit.
Secili shtet analizohet veç e veç, për Kosovën thuhet se më së miri qëndron në rendin dhe sigurinë, qeverisjen e hapur dhe të drejtat njeriut ( e 56’ta).
Por Kosova qëndron keq në drejtësi civile kur renditet e 84’ta dhe përmbarimin rregullator, në vendin e 81’t.
E sa i përket mungesës së korrupsionit, vendi renditet i 61’ti.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/999-3.png)
Në nivel global, vendi më i renditur në Indeksin e Sundimit të Ligjit ËJP 2022 është Danimarka, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Holanda. Vendi me rezultatin më të ulët është
Venezuela, pastaj Kamboxhia, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos dhe Haiti.