Kosova ndër vite është renditur kryesisht në pjesën e poshtme në Indeksin e Percepsionit të Korrupsionit që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International. Që nga viti 2012 kur Kosova përfshihet në këtë indeks, renditjen më të mirë e ka pasur në vitin 2017, kur ishte renditur në vendin e 85-të nga 180 shtete të botës raporton Gazeta Express.
2013-ta ka shënuar renditjen më të keqe për Kosovën, duke u renditur në vendin e 111-të nga 180 shtete që përfshihen në raportet e Transparancy International.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/01/Screenshot_7-19-1000x429.png)
Kosova ka shënuar ngritje në vitin 2021 për 17 vende nga viti paraprak 2020. Në 2021, Kosova renditet në vendin e 87-të.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/01/Screenshot_9-9-1000x398.png)
Por përparimin më të madh e ka pasur në vitin 2017 kur ishte renditur në vendin e 85-të.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/01/Screenshot_4-45-1000x422.png)
Në vitin 2020 ishte renditur në vendin e 104-të, në 2019-ën në vendin e 101-të, në vitin 2018 në vendin e 93-të, në vitin 2017-të në vendin e 85-të, ndërkaq në vitin 2016 në vendin e e 95-të.