Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, thotë se indeksi i lirisë së shtypit, që e vendos Kosovën në minus 24 vende më poshtë, është kambanë alarmi.
Ajo shkruan:
DUHET T’A DUAM LIRINË E MEDIAS NË KOSOVË, SIÇ KEMI DASHUR KOSOVËN E LIRË!
Kosova po rrëshqet rrezikshëm drejt mbytjes së fjalës së lirë! Rënia e saj në vendin e 99 për lirinë e medias është kambanë alarmi për secilin prej nesh. Në vitet e fundit, jemi dëshmitar të një pushteti që sulmoi gazetarët, etiketoi mediat e përhapi frikë përmes një kuzhine masive propaganduese. Edhe sot, gazetarët etiketohen si “armiq”, “bashkëpunëtorë të Serbisë” apo “të shitur”, vetëm pse guxojnë të pyesin, të hulumtojnë, të kërkojnë llogari.
Mediat kanë të drejtën e pakontestueshme për të ditur, për të pyetur dhe për të kërkuar llogari. Sepse pa media të lira nuk ka kontroll ndaj pushtetit. E kur pushteti dëshiron t’i hesht gazetarët, mashtrimi bëhet normë, qytetari mbetet në errësirë, e propaganda e pushtetit fiton.
Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë në vendin tonë, shtetin tonë të lirë!!
Duhet të angazhohemi me gjithë forcën që liria e fjalës të jetë e shenjtë në Kosovë! Asnjë pushtet nuk ka të drejtë të heshtë gazetarët e as t’i frikësojë qytetarët. Sepse një shtet që ka frikë nga fjala, ka frikë nga e vërteta. E ne duam të vërtetën, drejtësinë dhe lirinë për secilin qytetar!
Mbi të gjitha, e duam Lirinë në Kosovë, siq kemi dashur Kosovën e lirë! Për të ardhmen e fëmijëve tanë!
Të tjera
Aktuale
IKD: Qeveria në detyrë duhet të lirohet nga anëtarët e saj të cilët janë zgjedhur deputetë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Aktuale
Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën
Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit
Aktuale
Kushtetuesja e shpall të papranueshme ankesën e Ramës kundër rregullores së mbeturinave
Gjykata Kushtetueseka shpallur të papranueshme ankesën