Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë për të datës 13 qershor 2014 për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Qeveria ka propozuar masa shtesë, duke bërë kështu që të forcohen masat ekzistuese, dhe i ka miratuar këto sanksione.
“Zgjerimin e listës së personave dhe entiteteve të sanksionuar, çka nënkupton individë dhe aktivitete të reja të ndërlidhura me aktivitetet destabilizuese ushtarake të Rusisë, kufizime të reja si ndalimi i teknologjisë së avancuar, të mallrave që kanë impakt në kapacitetin industrial edhe ushtarak të Rusisë, dhe ndalimi i importeve.
Po ashtu edhe sanksione në sektorin e gazit të lëngshëm natyror, masa kundër 50 anijeve që Rusia përdor”, janë disa nga masat e reja të prezantuara nga Qeveria e Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo