Kosova mbushet me vetura të përdorura

Importi i veturave në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur në mbi 44 mijë automjete të sjella nga jashtë. Megjithatë, pjesa dërrmuese e tyre vazhdojnë të jenë vetura të përdorura, të cilat përbëjnë rreth 90 për qind të totalit.

Veturat vazhdojnë të mbeten mallrat më të importuara në Kosovë, çdo vit. Madje, me rritje të vazhdueshme e të madhe.

Me vlerën prej rreth 651 milionë euro, në vitin 2025, janë importuar mbi 16 përqind më shumë vetura se më 2024.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Open Data – Dogana e Kosovës, të analizuara dhe përpunuara nga platforma online AutoNet, në vitin 2025 janë importuar 44,207 vetura, në raport me 37, 954 të sjellura në vitin paraprak.

Ndërkohë, mbetet shumë e lartë edhe përqindja e veturave të përdorura, kryesisht për shkak të çmimeve më të përballueshme .

Në këtë rast, 90%, apo 39,877 janë vetura të tilla ndërsa vetëm 10% janë vetura të reja.

Ndërkohë, Analiza e tregut tregon se veturat me motor dizel vazhdojnë të dominojnë tregun e importeve në Kosovë gjatë vitit 2025, të cilat bashkë me ato benzin mbeten me afro 80 përqind të veturave të importuara:

Kjo, derisa pjesëmarrja e veturave elektrike dhe PHEV-ve mbetet shumë e ulët, duke reflektuar mungesën e politikave stimuluese dhe infrastrukturës adekuate për këtë segment.

Përveç veturave për pasagjerë, gjatë vitit 2025 janë importuar edhe automjete për transport mallrash. Edhe në këtë segment vërehet dominim i automjeteve të përdorura, me 98%, çka pasqyron orientimin e bizneseve drejt zgjidhjeve më ekonomike për flotat e tyre.

Të dhënat kryesore:

Vetura të përdorura: 39,877

Vetura të reja: 4,327

Në përqindje:

90% e veturave të importuara janë të përdorura

vetëm 10% janë të reja

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, shumica dërrmuese e qytetarëve dhe bizneseve vazhdojnë të importojnë vetura të përdorura, kryesisht për shkak të çmimit më të përballueshëm krahasuar me veturat e reja.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2025 në vend janë regjistruar gjithsej 546,551 mjete motorike dhe jo motorike, që paraqet një rritje prej 5.34 për qind krahasuar me vitin 2024.

Të tjera