Kosova mbulohet nga bora e parë (Pamje)

Edhe pse ka pak ditë që nga dita kur kemi hyrë zyrtarisht në vjeshtë, në disa anë të Kosovës veçse bora ka zbardhur.

Në Brezovicë tashmë bora ka mbuluar thuajse gjitha anët. Pamjet u publikuan nga Brezovica.info

Bora mbuloi edhe Prevallen e Budakoven.

 

Derisa në qytetet e tjera reshjet e shiut janë të vazhdueshme, temperaturat përgjatë kësaj jave patën rënie ekstreme nga ato që mbizotëronin para disa ditëve.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7 dhe 12 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

 

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive