Republika e Kosovës është bërë pjesë e programeve Horizon Europe dhe Creative Europe të Bashkimit Evropian, shkruan Botapress.info
Nënshkrimi i marrëveshjeve të Asociimit me Bashkimin Evropian është treguesi më i mirë i syimeve të përbashkëta në mbështetje të punës kërkimore, inovacionit dhe kulturës mes Bashkimit Evropian dhe vendit tonë. Kështu është shprehur në një postim ambasadori i Kosovës Astrit Zemaj.
“Në cilësinë e bashkë-nënshkruesit të marrëveshjes shpreh falenderim të veçantë për Komisioneren e BE-së, znj. Maria Gabriela, si dhe për besimin e dhënë nga institucionet e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Zemaj.