Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar dje Mitrovicën e Veriut ku është takuar me liderët politikë dhe shoqërinë civile.Kosnett ka shkruar se kosovarët mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.
“Vizitë e mirë, produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett