Kryeshefi i ndërmarrjes publike” Prishtina Parging”, Liridon Restelica të premten ka dhënë dorëheqje nga kjo ndërmarrje.
Sipas letrës së dorëheqjes, Restelica ka dhënë dorëheqje për siç ka thënë për “shkak të presioneve që ka pasur nga aksionarët e Kuvendit Komunal”.
![](https://paparaci.com/wp-content/uploads/2022/08/300518277_829895445031202_7705665663451185604_n.jpg)
Prishtina Parking, muajin e kaluar, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 750 mijë euro për Shërbime në menaxhimin e parkingjeve.
Kjo shumë e madhe u kritikohet nga ekspertët dhe asamblistët.
Në maj të këtij viti, një tender i vlefshëm 1.5 milionë euro, i dhënë nga “Prishtina Parking”, ishte anuluar pas një raportimi të Paparacit, i cili zbuloi prapaskenat e procesit.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes në platformën e-prokurimi, tenderi i vlefshëm 1.5 milion euro të cilin e kishte fituar kompania e sigurimeve “Besa Security”, ishte anuluar për mungesën e një dokumenti.
Projekti do të bënte identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi.
Burimet i kanë thënë Paparacit se kryetari i Prishtinës nuk ka qenë në dijeni për procedurat e prokurimit të tenderit 1.5 milion eurosh të Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, i cili parasheh implementimin e projektit të vendosjes së kamerave digjitale në trafik.
Madje, një zyrtar i lartë komunal i ka thënë Paparacit se kryetari Rama është ndarë i çuditur për formën, për qëllimin dhe për mënyrën e dhënies së tenderit; në këtë rast që bëhet fjalë për një tender një burimor, vlera e të cilit është 1.5 milion euro.
Paparaci po ashtu raportoi se kreu i Komunës pritej të kërkonte sqarime për këtë tender nga përfaqësuesit e Ndërmarrjes Lokale Publike “Prishtina Parking”.