Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të konsultimeve me partitë politike.
Haradinaj tha se me të ka biseduar mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend.
Ai tha se i ka shprehur vlerësim Osmanit për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump
“Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvillova një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon. Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”, ka shkruar Haradinajn.
Takimet e Osmanit me krerët e subjekteve politike janë për zhvillimet në vend, në procesin për konstituimin e institucioneve të reja. Ndërsa, pjesëmarrja në Bordin e Paqes kërkon ratifikim, gjë që nuk ka ndodhur akoma.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në